
Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monumentmijëvjeçar i ngritur ne ate një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.
Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhëndje etj.
Dokumentimi i parë i emrit Rozaf është ndeshur në biografinë e Nemanjit nga Stefani i Parëkurorëzuar, më 1215. Te Barleti haset në trajtën Rozapha, rreth 1480. Emri vjen prej qytetit Rusafa në Sirinë e sotme, jo larg Palmirës, që është qyteti i përmendur në legjendën e shenjtorëve Sergius dhe Bacchus. Kjo ndërlidhet me kuvendin e famshëm të këtyre shenjtorëve në rrjedhën e lumit Buna, dhe populli e kaloi vendlindjen e këtyre martirëve sirianë te rrethinat më të afërta.[1] Hahn quan “kodrat e Rozafës” krejt kodrat që ndajnë ultësirën e liqenit me atë të lumit Drin.[2] Populli i Shkodrës nuk e njihte me këtë emër, shkruan Hamdi Bushati. Dukagjinasit kishin shprehjen “Kush të sundojë kalanë, jemi me të!”.

Legjenda
Barleti te Rrethimi i Shkodrës kumton se ka një rrëfenjë vernakulare mbi ndërtimin, sipas të cilit i kishin rënë në dorë disa shkrime ku flitej për njëfarë Roze dhe të motrën, quajtur Fa, që ishin themelueset e para të Shkodrës dhe prandaj fortesa u quajt Rozafa.
Shekuj më vonë konsujt francez Hecquard dhe Degrand variante tjera të kësaj balade, në të cilën gjendet edhe motivi i murosjes.[3] Karaxhiq mbledh këngën që në gjuhën serbe titullohet Zidanje Skadra (Ndërtimi i Shkodrës), e regjistruar prej një vendësi nga Kolashini, që Skëndi e çmon se duhet të ketë qenë tradicionale nga ato anë. Sipas të cilës ndërtimi i kalasë i atribuohet mbretit Vukagjin dhe vëllezërve të tij, Uliosha e Goiko të Mrnjavçeviqëve.[1]
Kanga e kalasë së Shkodrës siç e këndonte populli, u mblodh gjithashtu nga Kasem Taipi.
Historia
Prej pozicionit të vet, kodra ka qenë e banuar që nga antikiteti. Ka qenë qendër e fortifikuar ilire dhe u pushtua nga romakët më 168 para Krishtit. Historiani Tit Livi e quante “vendi më i fortë i labeatëve”. Në veprën De Aedificis të Prokopit të Çezaresë përmendet Skydreonopolis në grupin e fortesave të rindërtuara në kohën e Justinianit.[4]
Sipas kronika, kalaja iu pushtua njëherë Balshajve nga osmanllinjtë më 1392. Osmanët ia dhanë dhuratë Balshës, i falënderuar nga Sulltan Murati II sepse i kishte dërguar për harem një vajzë shumë të bukur. Balsha hoqi dorë nga qyteti dhe ia kaloi Republikës së Venedikut, kohë në të cilën zhvillohen punime fortifikuese dhe ndërtohet Barbakania në vitet 1407-1414. I gjithë kompleksi i hyrjes përfundoi së ndërtuari më 1468.